Bahtiri dhe Rakiq bashkë në luftë kundër koronavirusit – 17 të infektuar me koronavirus në komunat veriore
Para 16 ditësh kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq, kanë pasur një mosmarrëveshje mes tyre për disa punime tek Ura e Ibrit.
Por, lufta me koronavirus i ka bashkuar këta të dy te ura e Ibrit që të bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat që i kanë ndërmarrë institucionet e vendit.
Kryetari Bahtiri tha se nuk ka asnjë të infektuar në Mitrovicën e Jugut.
Edhe Goran Rakiq ka bërë thirrje që të respektohen masat si: mbajtja e higjienës personale, shtëpiake, mbajtja e distancës sociale.
Në komunat veriore janë 17 persona të infektuar dhe 200 persona të izoluar, dhe një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit.
Kurse nga Mitrovica e Jugut kanë thënë që i kanë marrë gjitha masat për parandalimin e kësaj pandemie.