Boksierët kosovarë që po qëndrojnë në karantinë dalin negativ në testet për koronavirus
Sporti kosovar në orët e mbrëmjes ka marrë një lajm fantastik.
Delegacioni i Boksit që po qëndronte në Qendrën e Studentëve është njoftuar se nga testet e bëra sot, ka dal që asnjë anëtar nuk është infektuar me koronavirus.
“Para gjysmë ore më njoftoi drejtori i Institutit Kombetar i Shendetësisë se ekipi i Kombëtarës së Kosovës në boks prej 7 vetave në testin që ju ka bërë sot për Covid -19 i gjith ekipi kan dalur negativ”, ka shkruar Latif Demolli, anëtar i delegacionit.
Delegacioni i Boksit qëndroi 15 ditë në karantinë. Ata erdhën nga Londra.