Gashi: Ndoshta ia përkrahim Kurtit një qeveri të pakicës
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur rreth qëndrimit të partisë së tij kundër mbajtjes së zgjedhjeve tash.
Gashi ka thënë në televizionin T7, se pozicioni i LDK’së për krijimin e qeverisë së re, pa shkuar në zgjedhje, nuk do të thotë se LDK’ja i tutet zgjedhjeve.
“LDK s’ka arsye të frikësohet nga zgjedhjet, janë gjithmonë zgjidhje”, është shprehur Gashi.
Ai po ashtu ka thënë se LDK’ja nuk po këmbëngul që patjetër të marrë pushtetin, me kërkesën për qeveri të re.
“Ne nuk po insistojmë ta marrim pushtetin”, ka deklaruar Gashi.
Kryedeputeti i LDK’së ka thënë se partia e tij mund ta përkrahë një propozim të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një qeveri të pakicës.
“Ndoshta e përkrahim një propozim të tij për qeveri të pakicës”, ëshë shprehur ai.