Kuvendi ndriçohet me ngjyrë të kaltër për Ditën Botërore të Autizmit
Kuvendi i Kosovës i është bashkuar aktivitetit global për shënimin e Ditës Botërore të Autizmit.
Ndërtesa e Kuvendit është ndriçuar në mënyrë simbolike me ngjyrë të kaltër, në shenjë të solidaritetit me personat me autizëm dhe në funksion të ndërgjegjësimit për autizmin në të gjitha nivelet e shoqërisë.
Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.