Ministria tregon se a ka ndonjë pjesëtar të FSK-së të infektuar me koronavirus
Zyrtarisht në Kosovë janë 126 persona të infektuar me koronavirus.
Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se deri më tani në Kosovë janë 126 persona të infektuar me COVID-19.
Në mesin e të infektuarve me koronavirus janë edhe tri infermiere të Klinikës Infektive, një pjesëtar i Policisë së Kosovës si dhe dy punonjës të Burgut të Mitrovicës.
Mirëpo fatmirësisht deri më tani asnjë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk është i infektuar me koronavirus.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.
“Deri më tash si ministri dhe FSK, nuk kemi asnjë person të infektuar ose të dyshuar”, ka thënë Shala.
Kujtojmë se deri më tani përveç 126 të infektuarve me koronavirus, në Kosovë kanë arritur të shërohen dhjetë persona kurse një person ka ndërruar jetë.