Haradinaj: Qeveria Kurti ra në grackën e nepotizmit sikurse ne
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për punësime të militantëve dhe se e ka vazhduar praktikën e nepotizmit sikur qeveritë paraprake.
Ai tha se edhe kjo Qeveri ra në grackat e njëjta që kanë bërë edhe vetë ata.
“Janë disa raste veç e veç në ministritë, po që s’i kam këtu. Janë disa raste që dëshmojnë se motra e një deputeti është punësuar. Vetëvendosje që dikur i ka thënë populit që ne jemi të pastër, e këta të flliqët, po del e kundërta. Kjo parti është joparimore”.
Ka qenë kjo një mundësi mu ndalë kjo qeveri. Për fat të keq. Skemi qenë të
“Kjo qeveri ka qenë një mundësi që të ndalen praktikat e nepotizmit, por për fat të keq e njëjta logjikë. Loja e njejtë ka vazhduar, por vetëm janë ndërruar lojtarët. Ne nuk kemi qenë të përkryer, kemi pasur defektet tona qeverisëse dhe kemi bërë lëshime të gjithë”.
“Është e dhimbshme kur kaq gjatë, pothuajse për më shumë se një dekadë i premtuan popullit që nuk do të bëjnë korrupsion dhe nepotizëm dhe vetëvetiu shenjat e para nuk ishin të mira”.
“Nëse kishte zgjatur më shumë kjo qeveri do të kishim edhe më shumë çka të folim. Kurti mendon që ato që i bën ai janë në rregull, ndërsa ato që i bëjnë të tjerët nuk janë në rregull. Këtë qeveri nuk e rrëzoi opozita, por ra vetë. Ne s’e kemi bërë këtë qeveri. Gjsyma e tyre që e votuan ia hoqën besimin”.
Haradinaj tha se zvogëlimi i numrit të ministrive ishte një veprim i mirë, por sipas tij, përveç kësaj nuk është një qeveri që do të mbahet mend për asnjë punë tjetër të mirë.
“Një punë tjetër s’e ka bërë. Shkarkimi i bordeve nuk është punë e madhe. Çdo qeveri e bën këtë. Bordet janë krejt militntë të Vetëvendosjes. Mund të jenë edhe profesionistë, por iu premtua ndryshe popullit”.