Zyrtarët e klubit të futbollit Lepenci mohojnë e ish-lojtari i tyre ka vdekur nga koronavirusi
Ka ndërruar jetë ish-lojtari i klubit të futbollit Lepenci nga Kaçaniku Trimor Shurdhani.
Lajmi është dhënë nga klubi në faqën zyrtare në Facebook.
Kanë qarkulluar informacione se i ndjeri kishte vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.
Shemsedin Abazi, sekretar i klubit të futbollit “Lepenci” tha se nuk është infektimi me pandeminë Covid-19 arsyeja e vdekjes së ish-lojtarit.
“Arsyeja e vdekjes është tjetër. Nuk ka qenë i infektuar me koronavirus. Arsyet do të bëhen të ditura nga familjarët. Ai ka qenë i sëmurë”.