Shala: Kurti ia ktheu borxhin Rashiqit për pakot e kontrabanduara nga Serbia
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, njëherit anëtar i kryesisë së kësaj partie, Haxhi Shala, ka reaguar lidhur me emërimin e Nenad Rashiq, në postin e drejtorit për komunitete pranë zyrës së kryeministrit në detyrë.
Shala tha se, Albin Kurti sot ia ktheu borxhin Rashiqit si rezultat i një pazari të ndyrë që kishin bërë mes vete në zgjedhjet e fundit, konkretisht lidhur me ankesën që atëherë kishte bërë Rashiq për kontrabandimin e pakove të ardhura nga Serbia.
Në fund të reagimit të tij ndaj këtij pazari mes LVV e Rashiqit, siç e ka quajtur deputeti Shala, mes tjerash ka shkruar se, maskat tashmë janë shqyer e bërë copa-copa.
Postimi i plotë i deputetit Haxhi Shala:
Albin Kurti sot ia ktheu borxhin Nenad Rashiqit. Siç e kemi thënë që nga fillimi se ankesa e Rashiqit për kontrabandimin e pakove të ardhura nga Serbia në zgjedhjet e fundit është pazar i ndyrë i VV-së me Rashiqin.
Sot, Albini ia ktheu borxhin duke e emëruar drejtor për komunitete pranë zyrës së kryeministrit. Maskat tashmë janë shqyer e bërë copa-copa.”