Tahiri tregon rezultatet e 12 të testuarve nga Vushtrria me COVID19
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se të gjithë të testuarit nga Vushtria kanë dalë negative në testimet për koronavirus.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka bërë me dije se nëntë prej të testuarve ishin kontakt i pacientës 7.
“Të gjithë 12 të testuarit sot nga Vushtrria rezultojnë negativ me #coronavirus 🙏 9 nga 12 të testuarit janë kontakt i pacientës 7. Me disciplinë dhe duke ndihmuar njëri tjetrin do ta mposhtim këtë armik të padukshëm”, ka shkruar Tahiri.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe një rast të ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 126.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP’ja ka bërë me dije se do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe do të testohen.
“Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/posts/1335716903292186