“Përveç kamionëve nga Kosova, Serbia sot bllokoi një nga Çekia që tentoi të hyjë në territorin e tyre”
Shefi i kabinetit të Ministrit në detyrë të punëve të jashtme, Glauk Konjufcës, Kreshnik Ahmeti ka bërë të ditur se Serbia është duke vazhduar bllokimin e kamionëve tregtar që vijnë nga Kosova.
Ahmeti ka shkruar në Facebook se përveç kamionëve me origjinë nga Kosova po bllokohen nga Serbia edhe kamionët me origjinë nga vendet e tjera, por që shfrytëzojnë Republikën tonë si rrugë tranzit.
“Në fotografi, e cila është realizuar sot, shihet një kamion nga Republika Çeke i cili kthehet prapa nga autoritetet e Serbisë, përderisa tenton të hyjë në territorin e tyre nëpërmjet Republikës së Kosovës.
Bllokimet e tilla janë shkeljet e marrëveshjeve rajonale, pjesë të të cilave jemi i gjithë rajoni si të barabartë”, ka shkruar ai.
Serbia po vazhdon me bllokimin e kamionëve tregtar të cilët vijnë nga Republika e Kosovës. Përveç kamionëve me…
Julkaissut Kreshnik Ahmeti Torstaina 2. huhtikuuta 2020