Vitia u kërkon qytetarve që në ora 20:00 nga ballkonet të ndriçojmë me të kaltër për autizmin
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia u ka bërë thirrje qytetarëve që sonte nga ora 20:00, të ndriçojnë me ngjyrë të kaltër për nder të ditës së personave me autizëm.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Vitia ka bërë thirrje që t’iu jepet më shumë hapësirë personave me autizëm.
“Sot është dita botërore e Autizmit. Teksa qëndrojmë në shtëpi sot në mbrëmje le të ndriçojmë me të kaltër për të gjithë këta persona të veçantë. Ata munden, t’u japim hapësirë. Në ora 20:00, nga ballkonet tona të ndriçojmë me të kaltër për autizmin”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Sot është dita botërore e Autizmit. Teksa qëndrojmë në shtëpi sot në mbrëmje le të ndriçojmë me të kaltër për të gjithë…
Julkaissut Arben Vitia Torstaina 2. huhtikuuta 2020