Haradinaj: Të jemi të vetëdijshëm me sfidat që përballen personat me autizëm dhe familjet e tyre
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot shënohet Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin.
“Ndonëse kjo ditë na ka gjetur në një kohë të pazakontë, me krizën e pandemisë, ne, shoqëria dhe institucionet, duhet të vazhdojmë të kujtojmë e të jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballen personat me autizëm dhe familjet e tyre”.
“Duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria jonë zhvillohet dhe forcohet edhe më shumë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.