Konjufca merr vendim për ta tërhequr nga misioni diplomatik djalin Dumoshit, ministrja jep sqarime
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka vendosur që t’a kthejë në MPJ – Rron Kryeziun, djalin e ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, i cili ishte pjesë e ambasadës së Kosovës në Washington – në pozitën e Këshilltarit.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi për media i MPJ-së, Ilir Kerqeli, duke thënë se të njëjtit i ka përfunduar mandati.
Se Kryeziut i ka përfunduar mandati e ka thënë edhe nëna e tij, Vlora Dumoshi, ministrja në detyrë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
E njëjta, ka thënë se megjithatë ende s’e ka parë vendimin e Glauk Konjufcës dhe se të njëjtin s’mund ta komentojë.