Banorët e Dumnicës protestojnë për të dalë nga karantina
Ata që disa ditë janë në karantinë për shkak të konfirmimit të disa rasteve me koronavirus në këtë fshat, teksa tani kërkojnë të dalin nga izolimi.
Ankesa kryesore e banorëve të Dumnicës ka të bëj me faktin se fshati tjetër, Bradashi, nuk është futur në karantinë ani pse edhe atje janë konfirmuar raste me COVID-19.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari për lajmi.net ka thënë që ai është i pajtimit që Dumnica bashkë me tri fshatrat tjera të largohen nga karantina teksa të izolohen vetëm familjet që kanë raste .
“Është vendim i qeverisë për futjen e këtij fshati në karantinë. Unë mendoj që kanë pushuar arsyet që ato fshatra me qenë në karantinë, dhe ne kemi bërë kërkesë për një masë më të lehtë, që vetëm familjet të futen në karantinë jo katër fshatrat. Unë mendoj që duhet të hiqet karantina. Përndryshe jeta e këtyre katër fshatrave është e rënduar”, ka thënë Rudari.
Ndryshe, deri tani në Kosovë janë konfirmuar 125 persona të infektuar me koronavirus.