Si do të zhvillohen “tetë orë mësim në ditë” online?
Kryeministri në detyrë Albin Kurti paralajmëroi se nga java e ardhshme mësimi online do të fillojë të mbahet tetë orë në ditë.
Ministrja e Arsimit Hykmete Bajrami e ka sqaruar se çka nënkupton kjo ‘tetë orë’ dhe si do të zhvillohet tash e tuje mësimi në distancë.
“Në javën e parë nga data 23 mars kemi qenë në gjendje të prodhojmë material për klasat 1-5 në lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë. Në këtë javë po oforjmë material për lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë për klasat 1-9, ndërkohë që intensivisht janë prodhuar videomateriale për tetë lëndë për klasën e 6-të, nëntë lëndë për klasat 7-8-9, dhe githashtu janë katër lëndë për klasën 1-5”.
“Nxënësit nuk do të kenë tetë orë në ditë, sepse tetë orë në ditë nuk i kanë as kur janë në shkollë”.
“Kjo është maksimumi çfarë mund të bëjmë dhe në fakt është 70 % e gjithë materialit shkollor”.
“Në të njëjtë kohë kemi përgatitur udhëzuesit që i kemi dërguar te Drejtorët e Arsimit në të gjitha komunat e Kosovës. Shkollat e mesme dhe profesionale po zhvillojnë mësim online në mënyrë të pavarur. Ne kemi dërguar udhëzues të shkurtër për përdorimin e platformave dhe krijimin e kontakteve mes nxënësve, prindërve dhe mesimdhënësve”.
“Në anën tjetër po krijohen të gjitha hallkat e mbajtjes së kontaktit që besoj që janë shumë të rëndëishsme. Janë krijuar të gjitha klasat viruale ku ka kontakte të mësimdhënësve me pothuajse secilin nxënës”.
Ajo në Klan Kosova ka thënë se mësimi në këtë kohë pandemie po zhvillohet mirë, derisa është shprehur e kënaqur me rezultatet e deritanishme.
“Nuk është forma më e mirë e mundshme, por është forma më e mirë për kohën që po jetojmë”.
“Jemi të kënaqur, sepse kemi arritur që nxënësit t’i mbajmë aktiv dhe afër librave dhe mësimdhënësve dhe duket se ky interaktiviet është duke vazhduar dhe kjo është tepër e rëndësishme për neve”.
“Vërejtjet që i kemi pasë në fillim të transmetimit është se shkronjat janë shumë të vogla dhe ndonjëherë mësueset janë të shpejta. Këto janë përmirësuar këtë javë. Ka pasë raste kur mësesuest kanë bërë gabime në të shprehur, por duhet ta kemi parasysh që këto janë gabime që i bëjmë të gjithë”.
Bajrami ka kërkuar që qytetarët t’i mirëkuptojnë të gjithë mësimdhënësit dhe të solidarizohen me ta, ashtu si edhe me stafin tjetër dhe vullnetarët që po punojnë në këtë platformë – të cilët po e rrezikojnë edhe shëndetin e tyre.