Banori i Topanicës: S’ka orë policore për mua, dyshohet se infektoi edhe 11 të tjerë
B.M., ka ardhur që 12 ditë në shtetin e Kosovës, ku me të ardhur ka rezultuar negativ me COVID-19 dhe është liruar të shkoj në shtëpi dhe te vet karantinohet, por ai nuk ka përfillur asnjë nga rregullat.
Banori nga Topanica madje ka postuar fotografi në Instagram duke sfiduar shtetin dhe Policinë e Kosovës, ku ka shkruar se për të nuk ka as virus e as orë policore.
E gjithë kjo ka ndodhur derisa Policia e Kosovës në bashkëpunim me QKMF’në në Kamenicë e kanë dërguar atë me urdhër në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Madje ky person nga mos përgjegjësia e tij ka infektuar edhe 11 persona të tjerë me coronavirus dhe duke e dërguar fshatin në karantinë.