Haziri: Heqja e taksës është bërë pa koordinim me qeverinë amerikane
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë se heqja e taksës është bërë pa asnjë koordinim me qeverinë amerikane.
“Heqja e taksës është bërë pa kurrfarë koordinimi e pa kurrfarë angazhimi, sidomos me Qeverinë amerikane. Nuk shoh që i jep oksigjen politik kësaj situate të rënduar politike. Edhe pse taksa e mori me vete Qeverinë e dytë, veprimi i sotëm ka me qenë me pasoja prapë”.