Ambasada amerikane në Kosovë sot ktheu disa shtetasë amerikanë në vendin e tyre
Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ka njoftuar se gjatë ditës kanë përcjellë për në shtëpitë e tyre një numër të caktuar shtetasësh amerikan, të cilët ishin në Kosovë.
Në këtë kohë kur bota po përballet me pandeminë coronavirus (COVID-19), me ndihmën e ambasadës së Zvicrës, u sigurua udhëtimi për ta, gjë për të cilën Ambasada amerikane në Kosovë u shpreh falënderuese.
Në njoftimin e bërë në faqen në Facebook, thuhet se ata do të jenë në dispozicion të të gjithë shtetasve amerikan që anë mbetur në Kosovë, duke shtuar se gjithashtu një fluturim tjetër do të jetë i mundur më 5 prill.
“Urojmë që të kenë udhëtim të sigurt dhe shëndet ametikanët të cilëve u kemi ndihmuar që sot të kthehen në shtëpi. Dërgimi i tyre në shtëpi është përparësia jonë, ashtu siç do ta kemi përparësi tu qëndorojmë në dispozicion atyre që mbesin në Kosovë. Fluturimi tjetër është me 5 prill dhe janë edhe disa vende të lira. Falënderojmë Abasadën e Zvicrës në Kosovë dhe stafin e linjave ajrore brenda e jashtë vendit, që u siguruan ëqë gjithçka të shkoj mirë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Kosovë.