Lekaj e quan mashtrues Kurtin: Ku mbeti reciprociteti me targa, dokumentet e udhëtimit, diplomat?
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj e ka quajtur mashtrues kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Përmes një postimi në Facebook, Lekaj e ka pyetur Kurtin se ku ka mbetur reciprociteti i njohjes së targave, dokumenteve të udhëtimit e diplomave.
Postimi i plotë:
Mashtruesi në ikje mbrëmë pa fije turpi na tha se paska vendosur reciprocitet me Serbinë.
Por, si ndodhi që nga reciprociteti politik, ekonomik e tregtar të na shndërrohet në reciprocitet të çertifikatave fitosanitare e veterinare? Ku mbeti reciprociteti i njohjes së targave të automjeteve? Ku mbeti njohja e dokumentave të udhëtimit? Ku mbeti njohja e ndërsjelltë e diplomave?
Këtu po ju bashkangjes me zë dhe figurë ish kryeministrin duke trumbetuar reciprocitetin “e plotë” që tashmë ka mbetur një nga gërmadhat mashtruese të tij.