Punëtorët e KEDS-it duan të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë
Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, i ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të KEDS-it.
Sindikalistët e njoftuan ministren Hajdari për gjendjen dhe kushtet në të cilat punojnë punëtorët e kësaj kompanie në situatën e krijuar për shkak të pandemisë.
Po ashtu, sindikalistët bënë të ditur se punëtorët e KEDS-it po bëjnë punë të pandërprerë për të siguruar furnizim me energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ata gjithashtu kërkuan nga ministrja që edhe punëtorët e KEDS-it të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë së Kosovës që të shpërblehen për punën që po e bëjnë.