Pas takimeve presidenti Thaçi sqaron se si do të gjendet një zgjidhje
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot mbajti takime me liderët e partive politike në kuadër të konsultimeve për gjetjen e zgjidhjes pas votimit në kuvend të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.
Pas takimeve, presidenti Thaçi deklaroi se do të respektojë legjitimitetin e qytetarëve, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, duke marrë parasysh në tërësi edhe mocionin e mosbesimit të qeverisë.
Ai tha se do të jetë një proces i konsultuar, kushtetues dhe ligjor.
“Të gjith veprimet e mëtutjeshme që do të ndërmarr si president i vendit do të jenë transparente plotësisht në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, ligjet, por edhe më praktikat e mëhershme, e praktikat e mëhershme kanë qenë të deklaruar sipas vullnetit politik të partive poltike”, tha Thaçi.
Qysh në nisje të këtyre konsultimeve, Thaçi ka hasur në qëndrimin e prerë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, se mund të bisedohet vetëm për një opsion – caktimin e kohës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.