Vendimi i Kushtetueses – Kurti e quan ‘vendim në siklet’ por e respekton atë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka quajtur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kufizimin e lëvizjes si një vendim në siklet.
Gjithsesi, ai tha se do ta zbatojnë dhe tha se u bë mirë që Gjykata dha afat deri më 13 prill. Në këtë mënyrë, ai tha se do të ulen bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë për të gjetur një zgjidhje tjetër për pas 13 Prillit.
“Duket se ka qenë një vendim në siklet e sipër i Gjykatës Kushtetuese. Por, ajo na ka dhënë të drejtë sa i përket shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Sidoqoftë do ta respektojmë vendimin dhe jemi me fat që ka dhënë një afat deri më 13 Prill, që është jetik për shëndetin publik”, ka thënë Kurti