Kurti heqë taksën vendosë reciprocitet ndaj Serbisë, Bosnja lirohet nga tarifa pa reciprocitet
Kryeministri i Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se po mbahet mbledhja e qeverisë ku pritet të merret vendimi për vendosjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Kurti ka thënë se mbledhja e qeverisë ku pritet të merret ky vendim pritet të zgjasë deri pas orës 22:00 ku edhe ministrat do të votojnë në mënyrë elektronike.
“Ne po e sjellim vendimin i cili hyn në fuqi menjëherë, ndërkohë që mbledhja do të zgjasë deri pak minuta pas orës 22:00 sepse 4 orë i kanë anëtarët e kabinetit në dispozicion për të votuar në mënyrë elektronike”, tha Kurti.
Më herët taksa ishte hequr vetëm për produkte të lëndës së parë që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kurti tha se masa e reciprocitetit është në vijë me marrëveshjen e CEFTA’s dhe praktikat tregtare europiane.