Selmanaj kërkon që qeveris Kurti t’i largohen edhe detyrat e kufizuara që ka
Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi vendimin e Qeverisë në detyrë për kufizimin e lëvizjes.
Sipas tij, një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë, madje edhe nga detyrat e kufizuara.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj ka thënë se edhe kryeministri Albin Kurti edhe Presidenti Hashim Thaçi duhet ta kenë të qartë që Kuvendi i Republikës së Kosovës është i vetmi institucion që mund të vendos për kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.
“E konfirmon edhe Gjykata Kushtetuese: Qeveria Kurti ka cenuar Rendin Juridik dhe Kushtetues në Kosovë. Një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë, madje edhe nga detyrat e kufizuara!”, ka shkruar Selmanaj.
Për vetëm 50 ditë qeverisje!!!E konfirmon edhe Gjykata Kushtetuese: Qeveria Kurti ka cenuar Rendin Juridik dhe…
Julkaissut Driton Selmanaj Tiistaina 31. maaliskuuta 2020