Kastrati: Jemi duke i kërkuar kontaktet që ka pasur i infektuari me koronavirus
Komuna e Kamenicës është duke i hulumtuar kontaktet që ka mundur t’i ketë pasur personi i prekur me Coronavirus në këtë komunë.
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se pas njoftimit nga IKShP-ja se i prekuri është nga fshati Topanicë është vendosur që ky fshat të futet në karantinë.
Kastrati ka thënë se gjendja se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe nuk ka sëmundje kronike dhe janë duke u angazhuar të t’i identifikojnë personat me të cilët i infektuari me Coronavirus ka pasur kontakt.
“Tash po angazhohemi që të gjejmë mundësitë e kontakteve që i ka pasur qoftë ky qoftë të tjerët në mënyrë direkte ose indirekte dhe të kërkojmë që të bëhet testimi i të gjithë atyre”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se pas marrjes së informatës së informacionit nga Policia se i prekur nuk ka qëndruar në izolim janë duke i hulumtuar të gjitha kontaktet.
“Ende jemi duke hulumtuar se me kënd ka pasur kontakte. Ne e kemi pasur shtabin që ndërkohë e kemi plotësuar, me kapacitetet dhe me mundësinë tonë të mundojmë të përgatitemi për një situatë tjetër ku numri i të prekurve do të ishte më i madh dhe nevojat do të jenë më të mëdha”, tha ai.
Ai ka thënë se me insistim të Komunës është bërë testimi i personit të prekur.
“Dje është identifikuar rasti i parë në Komunën e Kamenicës, bëhet fjalë për një 42 vjeçar i cili jeton në Kamenicë por është vozitës i një agjensioni turistik që e ka një linjë Kosovë-Gjermani. Ky ka hyrë me datën 18 në Kosovë, në pikën e Dheut të Bardhë dhe pothuajse për 12 ditë nuk ka pasur simptoma, pas një insistimi të tij dhe tonit si komunë edhe pse nuk i kishte simptomat kryesore të COVID-19, IKShP-ja ka pranuar të i bëjë testim qytetarit dhe është i infektuar me virusin “, shtoi Kastrati.
Ai ka treguar se sfidë për Kamenicën, është pajisja e policisë dhe stafit vullnetarë me pajisje mjekësore, kurse QKMF-ja është e pajisur mirë me paisje për luftimin e Coronavirusit.
“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe stafi shëndetësorë janë duke u furnizuar mirë, por një prej sfidave që kemi tash është pajisja e Policisë dhe vullnetarëve”, tha Kastrati.
Kastrati u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektohet lëvizja e kufizuar dhe këshillat e rekomandimet e IKShP-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
“Tash shumica e Komunave kanë të identifikuara dhe gjendja reale jam i bindur që është më shumë se 100 dhe tash jemi në situatën kur e gjithë Kosova duhet me konsideruar që është në izolim. Gjatë orës policore nuk duhet askush të lëvizë por edhe në kohën tjetër qytetarët duhet të lëvizin vetëm për nevoja emergjente”.