Pritet të shkojë në 1 milion numri i të prekurve me koronavirus gjatë javës
Me ritmin aktual të rritjes, në mes të kësaj jave pritet që rastet e koronavirusit të tejkalojnë një milion rastet në nivel global, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.
”Me këtë ritëm, në mes të kësaj jave pritet që rastet e koronavirusit të tejkalojnë një milion rastet në nivel global”, tha OBSH, e cituar nga gazeta e njohur spanjolle ”El Pais”.
OBSH u referohet shifrave të fundit të publikuara dje, që tregojnë një trend të përshpejtimit.
”El Pais” tha sot se numri ditor i të vdekurve nga COVID-19 në Spanjë është 849.
Në total, 8 189 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vend, i dyti më i prekur pas Italisë.
Ndërkaq në nivel global, numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 800 mijë.