Lladrovci e Bekim Jashari: Bashkimi bën fuqinë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari, siç duket nuk po i respektojnë rregullat për parandalimin e koronavirusit.
Lladrovci ka publikuar një foto ku shihet me Lladrovcin ndërsa cakrrojnë gotat dhe nuk kanë as maska të vendosura e as dorëza.
Kreu i Drenasit thotë se në komunën e tij dhe të Skenderajt nuk ka asnjë rast të paraqitjes me koronavirus, ndërsa thotë se bashkimi bën fuqinë.
Postimi i tij:
Vizita e Bekim Jasharit, në çdo kohë është e mirëseardhur. Nga shpallja e situatës emergjente e deri më tash, ne jemi shumë të lumtur sepse ende nuk kemi asnjë rast me covid19, as në Drenas as në Skenderaj. Urojmë të mos ketë raste të infektimit me këtë virus, as raste të reja në vend e më gjerë.
Edhe pse i kemi ndërmarrë të gjitha masat për ta penguar dhe për ta luftuar virusin, kemi nevojë ende për disiplinë.
Masat e ndërmarra në komunat tona, janë në përputhje me rekomandimet e nivelit qendror, madje mendojmë se kemi ndërmarrë masa të shtuara, prandaj së bashku vlerësuam disiplinën dhe kujdesin e madh të institucioneve lokale dhe të qytetarëve për të zbatuar rekomandimet.
E falënderoj Bekim Jasharin për vizitën. Në këtë kohë pandemie, bashkimi bën fuqinë!
Zbato rekomandimet. Kujdes po, panik jo!
Vizita e Bekim Jasharit, në çdo kohë është e mirëseardhur. Nga shpallja e situatës emergjente e deri më tash, ne jemi…
Julkaissut Ramiz Lladrovci Maanantaina 30. maaliskuuta 2020