Isa Mustafa një tjetër ‘qortim’ Vjosës, thotë se popullizmi nuk është rugovizëm
Në një shkrim të tij në Facebook, në të cilin trajton disa debate të zhvilluara kohëve të fundit, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa duket se është marrë edhe me nënkryetaren Vjosa Osmani dhe të tjerë që përkrahen VV0në në kohën e mocionit që kaloi me sukës.
Ai ka folur për popullizmin dhe rugovizmin. Me këtë Mustafa po dëshmon se ka punë ende me Vjosa Osmanin, të cilën ditë më parë tha nuk e perjashtojmë nga partia, por do të diskutojmë dallimet.
“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk është luftë e një individi, por është përgjegjësi e institucioneve. Jam nga ata që jam shprehur publikisht se LDK me VV-në mund ta bëjnë këtë luftë më me sukses. Por jo si luftë të dosieve, jo si revansh politik, por si proces ligjor. Së këndejmi askush nuk më bindë që LDK nuk e bënë këtë punë dhe përgjegjësitë e tjera të shtetit në qeverinë e ardhshme më mirë dhe më pastër sesa VV.
Janë të pabindshme dhe qesharake deklaratat se disa njerëz që po e përkrahin VV-në por edhe disa në VV-së janë rojtarë (gardianë) të rugovizmit. Popullizmi dhe rugovizmi s’kanë asgjë të përbashkët.
Duhet të besojmë në të vetëveten, të mos u nënshtrohemi fushatave, të cilat e dëmtojnë vendin tonë. IM”, ka shkruar lideri i LDK-së.