Lajmërohet edhe Albulena Haxhiu: PLAN s’mund ta përmbys vullnetin e qytetarëve
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj ftesës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe thirrjeve të tij për qeveri uniteti.
Ajo ka shkruar se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme.
“Paritë PLAN përmbysen vullnetin e qytetarëve por ky vullnet nuk mund të ndryshohet pa zgjedhje!”, ka shkruar ajo.
Reagimi i plotë i Albulena Haxhiut:
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës janë të pashmangshme dhe atë menjëherë pas tejkalimit të situatës nga virusi COVID-19
Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese, përcakton qartë se vullneti i qytetarëve të Kosovës nuk mund të ndryshohet me krijimin e konjukturave në zyrën e Presidentit.
Kësisoj pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë nuk mund të aktivizohet neni 95 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për faktin se dallon situata juridike kushtetuese ndërmjet zgjedhjes së Qeverisë dhe situata juridike kushtetuese pas votimit të mocionit ndaj Qeverisë.
Paritë PLAN përmbysen vullnetin e qytetarëve por ky vullnet nuk mund të ndryshohet pa zgjedhje!