Sot nënshkruhet kontrata 5 milionëshe mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe BE-së
Sikurse gjithë bota edhe Kosova po përballet me virusin vdekjeprurës, COVID-19.
E Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Kosovën për luftimin e këtij virusi.
Gjatë ditë së sotme do të nënshkruhet edhe kontrata mes Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Shëndetësisë me vlerë 5 milionë euro.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Komunikata e plotë:
NJOFTIM PËR MEDIA
Prishtinë, 30 mars 2020
Bashkimi Evropian nënshkruan sot kontratën e ndihmës prej 5 milion eurosh për Kosovën për luftimin e COVID-19
Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, do të nënshkruajë sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 17:00 në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë (@EuropeanUnionInKosovo). Ngjarja do të zhvillohet përmes një platforme virtuale të takimeve.
Kontrata do të përfshijë furnizimin me pajisje të specializuara laboratorike dhe mjete për mbrojtjen nga COVID-19 dhe trajtimin e tij, për nevojat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë. Pajisjet përfshijnë respiratorë/ventilatorë, pompa infuzioni dhe pompa infuzioni shiringë, auto-ambulanca, oksimetër pulsi në gisht dhe oksimetër pulsi, monitorues të pacientëve, defibrilatorë, elektrokardiografë.
Në rast se disa nga artikujt e mësipërme nuk mund të sigurohen, do të prokurohen furnizimet e artikujve të tjerë të nevojshëm, siç janë testet, gypat, maskat, dorezat dhe dezinfektuesit. Artikujt do të blihen përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), e cila do të jetë nënshkruesi tjetër i kontratës. Eventi do të zhvillohet në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ftohen mediat ftuar të ndjekë transmetimin e drejtpërdrejtë në faqen e BE-së në Facebook.
Kur: E hënë, 30 mars 2020, 17:00hrs
Ku: Facebook livestreaming: (@EuropeanUnionInKosovo
Kush: Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së
Brendan Keirnan, Shef i Zyres në Prishtinë, UNOPS
Albin Kurti, Kryeministër në detyrë i Kosovës,
Arben Vitia, Ministër në detyrë i Shëndetësisë i Kosovës