Në situatë të pandemisë, vushtrriasi gjuan me armë në një aheng familjar
30/03/2020, 9:43
Është arrestuar një person i dyshuar në Vushtrri pasi që gjatë një ahengu familjarë në shtëpinë e tij janë takuar 12 persona, nuk e ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Po ashtu gjatë këtij ahengu pati edhe të shtëna me armë zjarri, ku më pas policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me 14 copë fishekë dhe dy gëzhoja.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.