Nga Italia, Lorik Cana ka një mesazh për studentët e Kosovës
Ikona e futbollit shqiptarë, Lorik Cana, i cili është edhe Anëtar i Këshillit Drejtues i Kolegjit AAB, përmes një video mesazhi i është drejtuar studentëve, duke i inkurajuar ata që të përfshihen aktivisht në ligjëratat online, të komunikojnë vazhdimisht, të informohen dhe mbi të gjitha të zbatojnë rregullat e vetizolimit duke pasur kujdes primarë për shëndetin e tyre.
Futbollisti me famë botërore, Lorik Cana në këtë video mesazh flet për pasojat që ka sjellë Pandemia COVID-19 në gjitha sferat e jetës. Ai ka theksuar se përdorimi i platformës së mësimit online, është i domosdoshëm në këtë fazë për të gjithë studentët, duke i inkurajuar ata që të jenë aktiv dhe të përfshihen në platformën e mësimit në distancë, në mënyrë që të mos shkëputen nga procesi mësimor dhe të shfrytëzojnë këtë periudhë në mënyrën më të dobishme. Cana i cili aktualisht jeton në Romë të Italisë, ka folur edhe për izolimin dhe zbatimin strik të rregullave të përcaktuar për të parandaluar përhapjen e mëtejme të Pandemisë COVID-19.
Ish futbollisti dhe ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana porositë studentët të kenë prioritet kujdesin për shëndetin dhe mos të lejojnë që kjo periudhë e vështirë për të gjithë, të krijoj pasoja në ngritjen akademike të tyre. Ai bënë thirrje për të ndjekur aktivisht ligjëratat online dhe të shfrytëzojnë këtë platformë për të qëndruar aktiv dhe të informuar lidhur me studimet, sportin, punën, shëndetin dhe shumë fusha të tjera, në mënyrë që të mbahet mendja e freskët. Në këtë rast ai sjellë edhe shembullin personal se si është duke e kaluar kohën aktualisht.
Cana apelon tek studentët që të lexojnë sa më shumë, të komunikojnë dhe të kenë durim, duke shpresuar se shumë shpejtë gjithçka do t’i kthehet normalitetit.
Lorik Cana, njihet gjerësisht si një personalitet shumëdimensional i cili në vazhdimësi ka qenë dhe mbetet një frymëzim për gjeneratat e reja, si model suksesi falë punës, përkushtimit dhe angazhimit të tij.
Mesazh inkurajues i Lorik Canës drejtuar studentëve të Kolegjit AAB- Like & share në shenjë falënderimi!Ikona e futbollit shqiptarë, Lorik Cana, i cili është edhe Anëtar i Këshillit Drejtues i Kolegjit AAB, përmes një video mesazhi i është drejtuar studentëve, duke i inkurajuar që të përfshihen aktivisht në ligjëratat online, të komunikojnë vazhdimisht, të informohen dhe mbi të gjitha të zbatojnë rregullat e vetizolimit, duke pasur kujdes primarë për shëndetin e tyre. Futbollisti me famë botërore, Lorik Cana në këtë video mesazh flet për pasojat që ka sjellë Pandemia COVID-19 në gjitha sferat e jetës. Anëtari i Këshillit Drejtues i Kolegjit AAB, ka theksuar se përdorimi i platformës së mësimit online, të cilën e ka zhvilluar Kolegji AAB, është i domosdoshëm në këtë fazë për të gjithë studentët. Ai ka inkurajuar që të jenë aktiv dhe të përfshihen në platformën e mësimit në distancë, në mënyrë që të mos shkëputen nga procesi mësimor dhe të shfrytëzojnë këtë periudhë në mënyrën më të dobishme. Cana i cili aktualisht jeton në Romë të Italisë, ka folur edhe për izolimin dhe zbatimin strik të rregullave të përcaktuar për të parandaluar përhapjen e mëtejme të Pandemisë COVID-19. Ish futbollisti dhe ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana porositë studentët të kenë prioritet kujdesin për shëndetin dhe mos të lejojnë që kjo periudhë e vështirë për të gjithë, të krijoj pasoja në ngritjen akademike. Ai bënë thirrje për të ndjekur aktivisht ligjëratat online dhe të shfrytëzohet kjo platformë për të qëndruar aktiv dhe të informuar lidhur me studimet, sportin, punën, shëndetin dhe shumë fusha të tjera, në mënyrë që të mbahet mendja e freskët. Në këtë rast ai sjellë edhe shembullin personal se si është duke e kaluar kohën aktualisht. Cana apelon tek studentët e Kolegjit AAB që të lexojnë sa më shumë, të komunikojnë dhe të kenë durim, duke shpresuar se shumë shpejtë gjithçka do t’i kthehet normalitetit. Lorik Cana, njihet gjerësisht si një personalitet shumëdimensional i cili në vazhdimësi ka qenë dhe mbetet një frymëzim për gjeneratat e reja, si model suksesi falë punës, përkushtimit dhe angazhimit të tij.
Julkaissut Kolegji AAB Sunnuntaina 29. maaliskuuta 2020