Gent Cakaj tregon se kujt do t’i mundësohet kthimi në Shqipëri
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se dje janë kryer operacionet e para të riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur në Itali dhe Kroaci.
Sipas tij, këto operacione do të vijojnë për t’i riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në hapësirën europiane për shkak të masave të marra në luftën kundër COVID-19.
“Kthimi do të mundësohet për studentet, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar”, ka shkruar ai.