Në Portugali 14 vjeçari, bëhet viktima më e re në Evropë që vdes nga coronavirusi
Viktima më e re që vdes nga coronavirusi në Evropë, konsiderohet të jetë një adoleshent 14-vjeçar nga Portugalia.
Ky adoleshent nga Ovar, që vuante nga sëmundja e lëkurës psoriaza, nuk kishte simptoma të infeksionit, por gjendja e tij u përkeqësua sot dhe e dërguan në një spital në Sao Sebastio, transmeton Telegrafi.
Me të vërtetuar se vuan nga coronavirusi, ai ka nisur të trajtohet nga mjekët, por kishte gjendje të rëndë dhe nuk arriti të mbijetonte.
Sipas mjekëve, adoleshenti i paemëruar nuk po trajtohej në pediatri, shkaku i gjendjes së lëkurës dhe ashpërsisë së sëmundjes.
Vdekja e tij vjen disa ditë pasi në Paris të Francës, vdiq një 16-vjeçare e sëmurë nga coronavirusi, ndërsa konsiderohej si viktima më e re evropiane.
Atë e kishin dërguar një javë më parë në spital dhe nuk tregonte shenja të sëmundjes, ndërsa besohej se ka vetëm një të ftohur të lehtë.