Në ora 20:00, qytetarët duartrokasin për mjekët e infermierët që po luftojnë me koronavirusin
“Image of Kosovo” i ka ftuar qytetarët që sot në ora 20:00 të duartrokasin në shenjë respekti për mjekët e infermierët në vend.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Instagram, “Image of Kosovo” u ka bërë thirrje qytetarëve që të dërgojnë video-inqizime.
“Në shenjë respekti për të gjithë ata që nuk i frigohen të panjohurës #COVID19, punojnë më shumë se 15 orë në ditë, ju ftojmë SOT në ora 20:00 të duartrokasim për #MantilBardhët tanë. Ju inkurajojmë të na dërgoni video-inqizime në mënyrë që t’i respektojmë edhe në rrjete sociale”, thuhet në postim.