Bislimi i VV-së insiston se ka marrëveshje sekrete për Kosovën e Serbinë
Bislimi, përmes një shkrimi në Facebook, ka insistuar se ekziston një marrëveshje sekrete për shkmbim territoresh ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Ata [amerikanët, v.j] thonë se nuk kanë parë plan me shkëmbim territorial. Kjo konfirmon edhe një herë se Thaçi të gjithë diskutimin publik dhe planin për shkëmbim territoresh e ka bërë pa u konsultuar me amerikanët, po vetëm me Vuçiqin”, ka thënë Bislimi.
“Megjithate ka një ndryshim, më përpara thuhej se pranohet gjithçka që pajtohen palët (Serbia e Kosova), tash edhe pak mbetet që të kthehen te doktrina e vetme e arsyeshme, ajo që Kosova është e paprekshme në kufijtë e saj”, ka thënë nënkryetari i VV-së dhe aktualisht ministri në detyrë i Financave.
Departamenti amerikan i Shtetit, përmes një njoftimi të nënshkruar nga përfaqësuesit kryesorë të saj për Kosovën të enjten ka theksuar se nuk ka ndonjë plan sekret për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, duke i quajtur “spekulime” pretendimet e tilla.
Përmes një deklarate të përbashkët të të dërguarit të posaçëm të administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, ata kanë shprehur besimin për një energji të re në procesin e dialogut, e cila do të rezultojë me njohje të ndërsjellë.
Deklarata është lëshuar në formë njoftimi për shtyp nga Departamenti amerikan i Shtetit.