Thaçi për deklaratën e SHBA-ve: Ta shfrytëzojmë këtë moment për marrëveshje, lajmet e rreme nuk na ndihmojnë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të dërguarit special të presidenti, Richard Grenell, ambasadori Philip Kosnett dhe Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Ata demantuan deklaratat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka marrëveshje sekrete mes Thaçit dhe Vuciqit e të bërë në Shtëpinë e Bardhë.
“Faleminderit @RichardGrenell, Matt Palmer &@USAmbKosovo për një deklaratë tjetër garantuese. Ne duhet të përdorim mbështetjen e SH.B.A-së për të rindërtuar dialogun dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare për njohjen reciproke dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë një kërcënim i përhershëm për këtë qëllim”, ka shkruar ai nw Twitter.
Thank you @RichardGrenell, Matt Palmer & @USAmbKosovo for another reassuring statement. We must use the momentum & support of the US to relaunch dialogue & reach a final agreement on mutual recognition & UN membership. Fake news & speculations are a permanent threat to this aim https://t.co/DlmvaSJObL
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 26, 2020