Haziri: LDK nuk ka kulturë të largojë përmes dritareve oportunistët politik
Pas incizimeve dhe linçimeve që i janë bërë Lidhjes Demokratrike të Kosovës nga faqe të LVV-së LVV-së në facebook për të cilat kjo e fundit ka mohuar ta këtë bërë një gjë të tillë, ka reaguar edhe nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri.
Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se LDK nuk e ka kulturë të hap dyert për të larguar anëtarët e saj dhe nuk përdorë metoda denigruese dhe fyese përmes rrjeteve sociale.
Më tej Haziri në postimin e tij ka shkruar se nuk mund të i kuptoj ata politikanë që kërkojnë azil politik tek Albin Kurti.
Ky është postimi i plotë i Lutfi Hazirit:
LDK nuk e ka në kulturën e saj çeljen e dyerve, largimin e njerëzve përmes dritareve, linçimin e njerëzve përmes rrjeteve sociale, pushkatimin e njerëzve me deklarata e komunikata të masdarkës e me metoda denigruese.
Opurtunistët politikë, që dje kanë dalë në foltore, njerëzit që kanë ndërruar shumë parti, mundohen me e fshi pluhnin e harresës tek njerezit e Kosovës, duke dashur që ta mbulojnë vetën nën çadrën lidershipit të Albin Kurtit.
Këta po i kuptoj, por nuk po i kuptoj do tjerë që po lypin azil politik te Albin Kurti.
Kushdo që rritet nën hije, nuk e ka kualitetin e dritës!