Miell dhe afro 2000 pako ushqimore e higjienike për familjet nevojtare në Ferizaj
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se kanë arritur që bashkë me bizneset e kësaj komune të sigurojnë pako ushqimore për familjet në nevojë.
Në një postim në Facebook ai ka treguar se si edhe shpërndarja e tyre është bërë duke respektuar rregullat e distancës, shkruan Reporteri.
Ky është postimi i plotë i tij:
Pa solidaritet, nuk ka shoqëri! E pa shoqëri, humbasim humanitetin! I gëzuar që arritëm të grumbullojmë e po i shpërndajmë rreth 2000 pako ushqimore e higjienike, miell e 5 bukë falas në ditë për qindra familje, dhjetëra aksione për të mbrojtur shëndetin e bashkëqytetarëve nga rreziku i virusit COVID 19.
Nevojtarët janë reflektim i ndjeshmërisë sonë si njerëz e shoqëri në këto ditë të vështira për të gjithë e kush më mirë se bizneset ferizajase, megamarketet, marketet, furrtarët e vullnetmirët për të ndihmuar e që edhe të tjerët po shprehin vullnetin të ndihmojnë çdo ditë i japin plot kuptim Ferizajt solidar e human.
FALEMINDERIT nga zemra, në emër të mijëra ferizajasve që sot i dhamë pak buzëqeshje e shumë shpresë, se bashkë asgjë nuk na mund.
Afro 2000 pako ushqimore e higjienike, miell e 5 bukë falas në ditë për familjet nevojtare në FerizajPa solidaritet,…
Julkaissut Agim Aliu Torstaina 26. maaliskuuta 2020