Haziri: LDK-ja është për Qeveri gjithëpërfshirëse në krye me Vetëvendosjen
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke komentuar zhvillimet e fundit politike e ka cilësuar ditën e djeshme si shumë të rëndë për Kosovën.
Haziri ka thënë se Qeveria ka rënë për shkak të veprimeve të njëanshme të Kryeministrit Albin Kurti.
Megjithatë duke folur se çka pritet të ndodhë tani e tutje, Haziri ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk duhet të mbahen në kohën e pandemive, gjersa është shprehur se LDK është për një qeveri gjithëpërfshirëse në krye me Vetëvendosjen si parti e parë.
“Zgjedhjet nuk janë të mundshme në kohën e pandemive. Kosova është shumë e politizume për Qeveri Teknike. Unë edhe LDK, duke përfshirë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa jemi qeveri gjithëpërfshirëse në krye me VV-në, si parti e parë”, është shprehur Haziri.