Aktorja e madhe shqiptare, Leze Qena përcillet për në banesën e fundit
Kosova dje ka humbur yllin e teatrit e filmit shqiptar, aktoren Leze Qena.
Qena sot është përcjellë për në banesën e fundit. Ajo do të prehet përjetësisht në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Është ministrja Kulturës, Vlora Dumoshi, ajo e cila ka publikuar foto nga varrimi i Leze Qenës në një ceremoni të vogël, marrë parasysh rrethanat aktuale në Kosovë pas situatës me koronavirus.
Kujtojmë se dje, për Leze Qenën janë bërë homazhe dhe nderime para Teatrit Kombëtar. Homazhet janë mbajtur gjatë kohës sa nuk kishte kufizim të lëvizjes së qytetarëve, duke u respektuar këshillat e institucioneve përkatëse shëndetësore për distancën publike për t’u mbrojtur nga coronavirusi.
Skenën e teatrit e mbylle, dashurinë e madhe e le tek ne.Lamtumirë, Leze Qena!
Julkaissut Vlora Dumoshi Torstaina 26. maaliskuuta 2020