Limaj flet për të shëruarin nga COVID19, bën thirrje qytetarëve
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm shërimin e një të infektuari nga COVID-19 në Kosovë.
Kreu i Nismës ka thënë se bashkërisht vendi do t’ia dalë, duke respektuar në përpikëri këshillat e profesionistëve.
Edhe njëherë ka bërë thirrje që të qëndrohet në shtëpi.
Postimi i Limajt:
Lajm i mrekullueshëm shërimi i një të infektuari nga COVID-19 në Kosovë.
Lutemi që edhe pacientët tjerë të prekur nga ky virus të shërohen sa më parë.
Bashkërisht do ia dalim duke respektuar në përpikëri këshillat e profesionistëve.
#rriNshpi