Kështu duket Prizreni para dhe pas Orës Policore
Virusi vdekjeprurës që u shfaq në Wuham të Kinës u shfaq edhe në Kosovë. E kjo bëri që Qeveria e Kosovës të marrë një varg vendimesh në mënyrë që qytetarët e saj të mund ta luftojnë këtë virus që mori jetën e mijëra njerëzve në botë.
Si masë mbrojtëse nga Koronavirusi, Qeveria e Kosovës mori vendim edhe për të kufizuar qarkullimin qytetarëve nëpër rrugë. Nga ora 10 deri në orën 16:00, asnjë qytetarë i cili nuk është i obliguar me punë apo ndonjë nevojë nuk mund të dalë nga shtëpia. le të themi se në disa vedne ky vendim edhe po respektohet.
gjatë kësaj periudhe, në Prizren janë të paktë njerëz që shihen nëpër rrugë, kështu prizrerenasit po r respektojnë orën policore.
Prizrenin e mbulon qetësia, rrugët me kalldrëme nuk trokasin, era e lehtë bartë zërin e shatërvanit.
Mirëpo, me t’u bërë ora 16:00, rrugët mbushen përlotë njerëz. Thuaja ti,Koronavirusi në këtë kohë nuk është prezent, shkruan FaktePlus.
Edhe në qytetin e Prizrenit sikurse në Prishtinë dhe qytetet tjera të Kosovës po krijohen edhe kolona me vetura, dhe tollovi në markete, nga qytetarët që po dalin për të përfunduar punët e tyre.
Deri më tani në Kosovë janë 79 raste të infektuar nga Koronavirusi. 1 nga këta është nga Prizreni.
Më poshtë sjellim fotografi dhe video nga këto momente.