Vdes ish-ushtari i UÇK-së
Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murat Ajeti.
Vdekjen e Ajetit e ka bërë të ditur, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai ka ngushëlluar familjen Ajeti dhe gjithë bashkëluftëtarët e tij, përcjellë FaktePlus.
“I rëndë lajmi për vdekjen e luftëtarit të orëve të para Murat Ajeti, familjar i Heroit Ali Ajeti dhe bashkëluftëtar i Heroit Zahir Pajaziti ,të cilët ishin pjestar të Çetës së Llapit. Ngushëllime familjës Ajeti dhe bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Haradinaj.