Një lajm i mirë për gjithë punëtorët e sektorit publik në Kosovë- sot dalin pagat
Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, vendi ynë po kalon në një gjendje të vështirë.
Tashmë të gjithë qytetarët janë të izoluar, për të parandaluar këtë pandemi, e cila ka pushtuar thuajse të gjithë botën, ndërsa shumë nga bizneset po ashtu janë mbyllur.
Por, Qeveria e Kosovës ka paraparë që obligimet financiare do të ekzekutohen më herët se zakonisht në datat e parapara.
Këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus.
Muharrem Shahini nga kjo ministri ka konfirmuar se procesimi i pagave do të bëhet nesër më 26 mars.
“Ministria e Financave dhe Transfereve – Thesari ka bërë të gjitha përgatitjet për procesimin e pagave nesër më 26.03.2020, për të gjithë ata që përfitojnë paga nga Buxheti i Kosovës, pra shërbyesit publik dhe civil. Kjo pagë për një javë më herët, bëhet duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria për luftimin e saj”, thuhet në përgjigjen nga ministrisë.
Ndryshe, dje qeveria ka ekzekutuar edhe pagesat për skemat sociale për dy muaj, ku njërën e ka falur për qytetarët.
Njëra nga pagesat u është falur përfituesve me qëllim të tejkalimit të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 82 mijë veta.
Paga mesatare në sektorin publik, sipas të dhënave të publikuara më parë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës është mbi 550 euro./FaktePlus