Isa Mustafa tregon se nga kush u shkarkua Nekibe Kelmendi
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka sqaruar situatën se si në të vërtetë u shkarkua Nekibe Kelmendi, në atë kohë ministre e Qeverisë Thaçi.
Kreu i LDK’së, gjithashtu tha se sot u manipulua me emrin e saj në Kuvend.
“Ishte shumë e ulët të manipulohej me emrin e zonjës Kelmendi. Por, unë me sa e di mund të them se nuk e ka shkarkuar Thaci atë pa një pajtim me përfaqësuesit e LDK’së dhe kryesisë së LDK’së”, është shprehur Mustafa.
Tutje, Mustafa tha se ka ekzistuar një arsye për shkarkimin e Kelmendit dhe gjithashtu e vlerësoi lartë personalitetin e saj.
“Nuk mund të them saktësisht se si u shkarkua Kelmendi, por mund të them se ka ekzistuar një arsye. Zonja Kelmendi ka qenë një personalitet i fuqishëm i ndershëm i LDK’së edhe ka dhënë një shembull të mrekullueshëm, është keq të permendet dhe të manipulohet emri i saj”,
Ndërsa në kohën e Mustafës si kryeministër, ai tregoi se si e ka shkarkuar ministrin Jabllanovic.
“Kur e kam shkarkuar Jabllanovicin, në prezencën e këshilltarëve të mi, i kam thënë se duhet të japë dorëheqje për shkak të situatës së krijuar. Ai më ka thënë se do të jepja dorëheqje, e ai më tha se do të jepja por nuk guxoi. Pastaj unë i kam thënë se do ta shkarkoj dhe do ta bëjë publike shkarkimin”, ka treguar Mustafa.
“S’e mbaj telefonin afër, Veliu më të tregoi se e pa në media”, shtoi kreu i LDK’së.