Molliqaj: Kuvendi i dha fund qeverisjes së shkurtër e të rrezikshme të Albin Kurtit
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar menjëherë pas votimit pro rrëzimit të qeverisë në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se Kuvendi morri vendim të drejtë në rrezimin e qeverisë të shkurtë e të rrezikshme të Albin Kurtit.
Molliqaj tha se Kurti iku për shkak se deshi totalitatizëm, duke e konsideruar qeverinë e tij pa program për ekonomi, pa plan për dialog e rrezikuese të marrëdhënieve me SHBA-të.
Ky është postimi i tij:
Sot Kuvendi mori vendim të drejtë. I dha fund qeverisjes së shkurtër por të rrezikshme të Albin Kurtit.
I dha fund qeverisë që s’kishte program progresiv për ekonomi e për barazi;
I dha fund qeverisë që nuk kishte plan për dialogun dhe rrezikoi seriozisht marrëdhëniet me SHBA;
I dha fund qeverisë që mbi të gjitha e kishte pushtetin absolut të liderit dhe që e shfrytëzoi pandeminë për konsolidim të këtij pushteti. Edhe duke e shkelur kushtetutën.
I dha fund qeverisë që rrezikonte demokracinë e vendit duke linçuar e akuzuar këdo që mendonte ndryshe prej tyre;
Kjo qeveri qe dha shpresën e rrejshme për ndryshim, braktisi ndryshimin për pushtetin e liderit. Braktisi qytetarët në një kohë të vështirë, sepse protagonizmi kishte më shumë rëndësi.
Albin Kurti shkoi sepse deshti totalitarizëm.