Konjufca: Abrashi i mllefosur pasi nuk arriti të bëhet ministër i Kurtit
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të LDK-së, Arban Abrashit, i cili ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, ka shfaqur paaftësi me ndërkombëtarët.
Konjufca u deklarua edhe rreth pjesës së publikimit të një videoje të Kurtit sa ishte pjesë në Konferencën e Munihut.
“E kuptoj shumë mirë mllefin e z.Abrashi për arsye se ky ka arrit me qenë ministër i Qeverisë me PAN-in, por jo ministër i Albin Kurtit edhe pakënaqësia e tij është e natyrshme, mirëpo unë këtë argumentin e tij që u mundua ta cilësoi si argument, por që s’është afër e më shumë i përket propagandës e kam dëgjuar vetëm nga presidenti Thaçi, për Albinin, prej kerkujt tjetër”.
“Kjo që Albini prej Rambujesë kundër Bashkësisë Ndërkombëtare e më tepër, unë për çdo seancë e di që e ka ripsërsitë vetëm presidenti Thaçi”.
“Domethënë unë i mbaj mend në kuptimin qysh kanë fol personalitetet në këto foltore, se jemi qe 10 vjet edhe Arbani ka qenë ministër në qeveritë e mëhershme,, por këtë që Albin Kurti kundër Amerikës, kundër Bashkësisë Ndërkombëtare veç një njeri e ka thënë këtu, et i Arban Abrashi je i dytë, mburru me këtë çështje e krenohu. Kryeministri tha e ka përça Bashkësinë Ndërkombëtare, shihe!. Këtë fjalim të njëjtë e ke pas në foltore kundër Hashim Thacit, të njëjtën e ke thënë që çështja e hapjes së territoreve e përçau Amerikën me Evropë, të njëjtat gjëra që i ke thënë për Thaçin”.
“Këtë e keni pas etikë për Hashim Thaçin, gjatë 2017-2019 në opozitë të përbashkët, ku e ndërrove tash qëndrimin %?.Në konferencën e Munihut e lëshove një rren të padurueshme, nëse ke naj argument që qaj incizim që ka dalë është prei kryeministrit Albin Kurti, ai është i gatshëm të jap përgjegjësi nëse ti je duke bë vec shpifje në këtë foltore edhe ti duhet të japësh përgjegjësi.Qaj incizim ka dal nga foltorja e konferencës dhe e di kush ka qenë i pranishëm nga ne, kerkush nuk ka qenë prej anës incizuese, për atë e ka marrë përgjegjësinë konferenca e jo kryeministri Albin Kurti, s’të bën nder me shpif, e me thënë gënjeshtra në këtë foltore”, ka thënë Konjufca.