Deputeti Haradinaj tymos duhan në ambiente të Kuvendit
Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, është parë duke tymosur duhan në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Në momentin kur mori fjalën deputeti Bekë Berisha, po ashtu nga AAK’ja, kamera kapi në fokus edhe Haradinajn i cili shihej me cigare ne prapavije.
Ligji kundër pirjes së duhanit ishte votuar në Kuvendin e Kosovës para disa viteve. I njëjti ligj nuk lejon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.
Ndryshe, Kuvendi po mban seancë plenare në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin. Në rend të ditës është vetëm një pikë, ajo e votimit të mocionit të mosbesimit. Seanca filloi në prën 11:00 dhe ende po vazhdon.