OBSH: Ky virus është armiku publik numër një, koronavirusit është dashur t’i reagojmë një muaj më herët
Bota duhet t’i përgjigjej pandemisë së koronavirusit një ose dy muaj më parë, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference në Gjenevë sot.
“Koha për të vepruar ishte në të vërtetë një muaj më parë, dy muaj më parë. … por ne ende besojmë se ekziston një mundësi”, tha Ghebreyesus në konferencë, shkruan CNN.
“Ky virus është armiku publik numër një,” shtoi tutje ai.
Shefi i OBSH-së shtoi se zyrtarët shëndetësorë ende besojnë se ekziston mundësia e luftimit të COVID-19.
Këtë mund ta cilësojmë si mundësi të dytë, nga e cila nuk duhet të heqim dorë dhe të bëjmë gjithçka për të shtypur dhe kontrolluar këtë virus. Kjo është një përgjegjësi për të gjithë ne – veçanërisht udhëheqja politike është jetike”.
Reagimi i Ghebreyesus vjen gjatë ditës kur janë shënuar gjithsej më shumë se 450 mijë raste të infektuara me virusin me origjinë nga Wuhani i Kinës. Virusi po ashtu ka çuar numrin e vdekjeve të përgjithshme mbi 20 mijë persona.